Tërhiqni më shumë klientë me një faqe interneti të bukur dhe funksionale!
Faqja juaj e internetit duhet të jetë më shumë se një prani online – ajo duhet të sjellë klientë!
Ne krijojmë faqe interneti të bukura dhe funksionale, që sjellin rezultate të matshme.
Le të ndërtojmë prezencën tuaj perfekte në internet! Plotësoni formularin e mëposhtëm tani për të filluar udhëtimin drejt suksesit!
⟶
Jemi partneri juaj drejt suksesit
Prej më shumë se 7 vitesh, Ketri Web ndihmon bizneset të arrijnë sukses online. Ekipi ynë punon me pasion dhe sjell mbi 15 vite ekspertizë në industri.
Bashkohuni dhe ju me klientët tanë të kënaqur dhe le të krijojmë së bashku faqen perfekte për biznesin tuaj!
Bashkëpunoni me ne dhe gëzoni përfitimet
- Shisni produktet tuaja online
- Gjeneroni të ardhura drejtpërdrejt
- Merrni raporte mbi shitjet dhe ecurinë
- Ofroni lehtësi për klientët
- Thjeshtoni manaxhimin e biznesit tuaj
- Shfrytëzoni mundësitë
- Kosto operative të ulta
- Hapur dhe në funksion 24 orë, çdo ditë
Shisni produktet tuaja online
Arrini më tepër klientë përmes dyqanit tuaj ecommerce! Produktet tuaja bëhen të arritshme nga kudo në botë, duke kapërcyer kufizimet gjeografike.
Biznesi dhe produktet tuaja mund të gjenden nga kushdo kërkon emrin apo përshkrimin e tyre në internet, duke rritur ndjeshëm ekspozimin tuaj ndaj klientëve të mundshëm.
Një dyqan ecommerce ju ndihmon t'u tregoni klientëve që biznesi juaj është modern dhe i përshtatur mirë me kohët.

Gjeneroni të ardhura drejtpërdrejt
Një dyqan online gjeneron të ardhura në mënyrë tepër të automatizuar, me pak nevojë për ndërhyrje apo mbikëqyrje njerëzore. Pasi dyqani të jetë funksional, të ardhurat fillojnë të rrjedhin direkt në llogarinë tuaj bankare!
Në të njëjtën kohë, e bën më të lehtë për klientët që t'ju paguajnë. Ju mund të pranoni metoda të shumta pagese, dhe ta lini zgjedhjen në dorën e klientëve tuaj.
Merrni raporte mbi shitjet dhe ecurinë
Një nga përfitimet më të rëndësishme e të paturit një dyqan online është që ju lejon të krijoni raporte të personalizuara, të cilat ju ndihmojnë të shqyrtoni ecurinë e biznesit tuaj dhe të vendosni nëse nevojiten ndryshime në strategji.
Sjellja e klientëve në dyqanin tuaj gjithashtu mund të gjurmohet dhe studiohet, gjë që është jashtëzakonisht e dobishme për përmirësimin e shitjeve, apo zbulimin e problemeve me faqen, të cilat ndoshta largojnë disa klientë.
Ofroni lehtësi për klientët
Eksperienca e blerjes online, u ofron klientëve lehtësi. Ju mund të eliminoni kohën dhe koston e udhëtimit të tyre në dyqan, pasi ata do të jenë në gjendje të kërkojnë dhe blejnë produktet tuaja nga rehatia e ambientit të tyre.
Duke ofruar informacion të bollshëm, ju u krijoni mundësinë klientëve tuaj të marrin vendime më të informuara, dhe si pasojë rrisni kënaqësinë e tyre kur blejnë në dyqanin tuaj.
Për më tepër, do të keni kontroll më të madh rreth çfarë informacioni komunikohet, dhe si. Kjo do ju ndihmojë të shmangni një situatë që ndodh shpesh në dyqanet fizike: kur punonjësit nuk dinë mjaftueshëm rreth produkteve, dhe lënë pyetjet e klientëve pa përgjigje të kënaqshme.
- Kategorizim dhe kërkim gjithëpërfshirës i produkteve. Klientët mund të gjejnë të gjithë produktet tuaja me lehtësi.
- Mundësoni oferta dhe kuponë, dhe informoni klientët tuaj për to në faqen tuaj online, ose me email apo njoftime të tjera.
- Eliminoni kohën dhe koston e vizitës fizike në dyqan, përfshirë kohën e udhëtimit dhe atë të pritjes në rradhët e arkave.
- Bisedë në kohë reale me kujdesin ndaj klientit.
- Mundësi krahasimi të produkteve. Ndihmoni klientët të jenë më të informuar në vendimmarrjen e tyre, duke u mundësuar atyre të krahasojnë lehtësisht produktet brenda dyqanit tuaj.
Thjeshtoni manaxhimin e biznesit tuaj
Një biznes online mund të jetë tërësisht i automatizuar. Nga një panel i vetëm, ju mund të manaxhoni inventarin, të monitoroni shitjet, dhe t'u përgjigjeni pyetjeve të klientëve apo kërkesave për mbështetje teknike. Mund të shihni raporte, të llogaritni fitimet dhe kostot, të manaxhoni pagat e punonjësve dhe të integroni dyqanin tuaj me sistemet tatimore.
Vendndodhja fizike e dyqanit dhe punonjësve tuaj bëhet e parëndësishme, pasi një dyqan online mund të drejtohet nga kudo, gjë që ju lejon ta vendosni atë në një zonë më të lirë. Gjithashtu, ju tani mund të maksimizoni vendin e magazinimit pa u shqetësuar për rregullimin e një vitrine apo salle ekspozite.
Nëse ju e keni një dyqan fizik, mund të ulni ngarkesën e tij duke u ofruar klientëve opsionin e blerjes online - sidomos në periudha uljesh. Një e-shop është gjithashtu në gjendje të përpunojë një numër shumë më të madh të porosive sesa një dyqan fizik. Ndërsa biznesi juaj rritet, dyqani juaj online do të shkallëzohet natyrshëm dhe do të vazhdojë të përmbushë nevojat tuaja.

Shfrytëzoni mundësitë
Dyqani ecommerce ju ofron shumë mundësi të reja që mund të ndihmojnë biznesin tuaj të rritet, dhe mbi të gjitha, të qëndrojë konkurrues.
Audienca shumë më e madhe e dyqanit online, ju mundëson të tregtoni produkte të veçanta apo të specializuara, për të cilat mund të mos ketë interes nga klientët në afërsi.
Marketingu merr një dimension krejt të ri, pasi tani për të tërhequr klientë, ju mund të përdorni kanale marketing-u në Internet, të cilët janë më të lirë por edhe më të shënjestruar.
Ju mund t'i përgjigjeni mundësive si ndryshimet në treg, situatat shoqërore dhe tendencat e kohëve, me shumë më tepër shpejtësi dhe efektivitet, duke mos humbur kurrë një shans për të përfituar!
Mund të shisni më tepër duke zbatuar strategji shitjesh që ofrojnë kënaqësi të menjëhershme, dhe gjithashtu mund të nxitni blerjet impulsive duke shfaqur sugjerime produktesh apo oferta me kombinim blerjesh.
Një dyqan online punon për ju çdo ditë, gjatë gjithë ditës pa pushim! Nuk do humbisni kurrë një klient i cili përton të vijë në dyqan, dikë që thjesht po shfleton produktet tuaja gjatë natës, apo dikë që ndoshta është duke blerë produktet tuaja nga larg, ndërsa ju po flini!
Kosto operative të ulta
Dyqani online është jo vetëm shumë më i lirë për t'u hapur se sa një dyqan fizik, por më e rëndësishmja, është gjithashtu shumë më i lirë për t'u mbajtur në funksionim! Nuk ka nevojë për një vend të shtrenjtë, shumë punonjës, ose një sallë ekspozite të bukur.
Ju bën të mundur shitjen e produkteve tuaja me çmime më të ulta se konkurrentët, duke fituar njësoj apo edhe më shumë!
Dyqani online është gjithashtu më i lehtë të mirëmbahet dhe të jetë funksional në kohë të vështira, si për shembull gjatë një recesioni. Për shkak të kostove të ulëta operative, një e-shop do të mund t'ia dalë gjatë këtyre kohëve të vështira duke ofruar të njëjtin nivel shërbimi, ndërsa një dyqan fizik ndoshta do të duhet të mbyllet ose të ulë nivelin e shërbimit për arsye të kostove të larta.
Merita teknike
- Dyqan ecommerce sipas porosisë, i zhvilluar posaçërisht për nevojat e biznesit tuaj
- Zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë, do të funksionojë shkëlqyeshëm për një kohë të gjatë
- Kosto të ulëta operative dhe pa nevojë abonimi
- Kërkon pak mirëmbajtje
- Karakteristika dhe funksionalitete të veçanta, bazuar në modelin e biznesit tuaj
- Mundëson teknika të avancuara marketingu dhe SEO
- Siguri e lartë dhe mbrojtje kundër sulmeve kibernetike
- Lehtësi integrimi me produkte apo zgjidhje të palëve të treta
- Zhvillimi dhe zgjerimi i mëtejshëm është i lehtë
- Shpejtësi në hapjen e faqeve dhe performancën e përgjithshme
- Konfigurim i plotë i përdoruesve dhe autorizimeve të tyre
- Shkallëzohet mirë, ndërsa biznesi juaj rritet
- Dizajni i mirë i UX ndihmon në suksesin e dyqanit tuaj
- Pranon metoda të shumta pagese, si vendase ashtu dhe globale
- Jeni në pronësi të plotë të dyqanit e-shop
Çfarë thonë klientët tanë
Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!
Punë e pabesueshme në çdo aspekt. Komunikimi është i shkëlqyer dhe Ketri Web ndjek një qasje të personalizuar ndaj klientëve të tyre. Mund ta kuptosh që ata kujdesen për suksesin e klientit dhe jo vetëm për pagesën.
Kërkoni një konsultim falas
Plotësoni formularin dhe përfitoni nga ekspertiza jonë për të krijuar një faqe interneti që i përshtatet më së miri biznesit tuaj.
Bashkëngjitni çdo dokument apo informacion rreth projektit, për të na dhënë një ide sa më të qartë të vizionit tuaj.
Le të shndërrojmë idetë tuaja në një prani profesionale online!