Rreth nesh

Jemi një kompani që ofron shërbime në fushën e zhvillimit të faqeve të internetit dhe aplikacioneve. Ndihmojmë bizneset të fitojnë klientë të rinj nëpërmjet prezencës së tyre online.

Njerëz duke diskutuar

Misioni ynë

Misioni ynë është të krijojmë zgjidhje biznesi të qëndrueshme dhe jetëgjata, që ndihmojnë në suksesin dhe besueshmërinë e klientëve tanë.

Vlerat tona

Vizioni ynë

Synojmë që në vitet në vazhdim të njihemi në tregun shqiptar si një nga kompanitë që ofron zgjidhjet më cilësore dhe afatgjata për bizneset.

2016

Rrugëtimi jonë nis duke ofruar shërbime për biznese të vogla në fushën e web-it.

2018

Themelohet "Ketri sh.p.k." me një identitet dhe vizion të ri për të ardhmen.

2020

Nisim projektin "ProHost" dhe rrisim kështu gamën e shërbimeve që ofrojmë, duke përfshirë shërbime hostimi.

2022

Në këtë vit nis "Libroteka", një platformë e sofistikuar për tregëtimin e librave elektronikë në gjuhën shqipe.

2023

Tashmë me disa projekte madhore në portofol, nisim proçesin për rritje të stafit.

Si punojmë

Teknologjitë që përdorim

Përdorim teknologjinë për zhvillimin e sistemeve të sofistikuara dhe të fuqishme. Synimi ynë është të krijojmë projekte të qëndrueshme dhe jetëgjata që ndihmojnë në suksesin e klientëve tanë.