Krijoni një përvojë të bukur dhe bindëse
Dizajni i mirë rrit besueshmërinë dhe përmirëson çdo ndërveprim.
Merrni një dizajn të menduar për qartësi, thjeshtësi dhe përvojë përdorimi që ndikon drejtpërdrejt në rezultatet tuaja.
Plotësoni formularin tani për të ndërtuar një imazh profesional.
⟶
Kompani e specializuar në UI/UX design
Që të jetë efektiv, dizajni i ndërfaqeve duhet të bëhet nga profesionistë që dinë të ndërthurin pamjen vizuale, mënyrën si përdoruesit mendojnë dhe ndërveprojnë, si edhe lidhjen e ndërfaqes me objektivat dhe proceset e biznesit.
Prej më shumë se 8 vitesh Ketri Web krijon ndërfaqe dhe eksperienca digjitale të nivelit të lartë, për biznese që duan zgjidhje të qarta, bindëse dhe efektive.
Ekipi ynë sjell mbi 15 vite përvojë në UI/UX design, duke garantuar cilësi dhe rezultate për çdo projekt.
Bashkëpunoni me ne dhe gëzoni përfitimet
- Kuptoni audiencën tuaj
- Organizoni përmbajtjen dhe vendosni përparësi të informacionit
- Udhëhiqni përdoruesit në mënyrë që të ndërmarrin veprimet që ju dëshironi
- Rritni prodhimtarinë e përdoruesve
- Rritni besueshmërinë e brand-it tuaj
- Bëhuni udhëheqësi në tregun tuaj
- Ulni kostot e zhvillimit të faqes
- Ulni nevojën për mbështetje teknike
- Fitoni klientë të rinj dhe mbani ata ekzistues
Dizajni i mirë i bën gjërat të përdorshme dhe praktike
Dizajn i mirë do të thotë që gjithçka është e vendosur mirë, përshtatet natyrshëm, është e vetëkuptueshme, dhe në përgjithësi është ashtu siç duhet të jetë.
Është veçanërisht i rëndësishëm për aplikacione web apo projekte që përfshijnë ndërveprim të konsiderueshëm me përdoruesit, pasi ndikon drejtpërdrejt në pranimin e produktit nga ana e tyre dhe kështu mund të bëjë diferencën midis suksesit dhe dështimit të tij.
Çfarë është user interface design?
User interface design, ose UI design, është procesi i krijimit të paraqitjeve vizuale të ndërfaqeve. Ky proces bën kryesisht që gjërat të duken mirë në faqen tuaj.
Çfarë është user experience design?
User experience design, ose UX design, është procesi i hartimit të përvojës së përgjithshme që përjeton përdoruesi i një faqe Interneti ose aplikacioni, ndërsa e përdor atë. Ai përfshin organizimin dhe vendosjen e përmbajtjes dhe kontrolleve, në mënyrë që gjithçka të jetë e thjeshtë, e qartë dhe e lehtë për t'u përdorur.
Kuptoni audiencën tuaj
Përmes procesit kërkimor të UX, do të kuptoni më mirë audiencën tuaj të synuar, motivimin dhe shqetësimet e tyre, si dhe mënyrat me të cilat përdorin produktin tuaj.
Do jeni në gjendje të përdorni këtë informacion që të përmirësoni më tej produktin tuaj si dhe udhëtimet e përdoruesve brenda tij, dhe si pasojë të rritni të ardhurat.
Organizoni përmbajtjen dhe vendosni përparësi të informacionit
Një përfitim kryesor i dizajnit të mirë të UI/UX është strukturimi i informacionit dhe vendosja e përparësive brenda tij.
Sot përmbajtja e një faqe interneti mund të shihet në një sërë pajisjesh dhe ekranesh me madhësi të ndryshme të cilat variojnë nga të vogla në shumë të mëdha. Kjo paraqet një sfidë në lidhje me sasinë e informacionit që duhet shërbyer në secilin rast.
UX design mund t'ju ndihmojë të vendosni përparësi në përmbajtjen e faqes, në mënyrë që çdo madhësi ekrani të shfaqë sasinë ideale të informacionit, të renditur në mënyrë që faqja juaj të mbetet gjithmonë e dobishme.
Udhëhiqni përdoruesit në mënyrë që të ndërmarrin veprimet që ju dëshironi
Dizajni i mirë UX ju ndihmon të drejtoni përdoruesit me shpejtësi dhe efikasitet në informacionin apo mjetin e duhur për detyrën që po përpiqen të kryejnë.
Duke krijuar udhëtime përdoruesish të menduara mirë, ju mund të parashikoni lëvizjet dhe nevojat e tyre në çdo rast, dhe t'u paraqisni atyre përmbajtjen apo mjetin e duhur.
Për më tepër, kjo ju lejon të identifikoni raste të mundshme për gjenerim të ardhurash, dhe në momentin e duhur të propozoni produkte dhe shërbime me interes për përdoruesin, duke rritur në këtë mënyrë shitjet.
Rritni prodhimtarinë e përdoruesve
Përfitimi më i rëndësishëm i një UX të mirë është ndoshta kontributi i tij në rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit të përdoruesve të platformës tuaj.
Përdoruesit e platformës tuaj kanë punë për të kryer. Duke i ndihmuar ata t'i përfundojnë punët me më tepër efikasitet, ju ndërmerrni një hap të madh drejt suksesit të produktit tuaj.
Këtu janë disa përfitime kryesore të dizajnit UX, që ndihmojnë në rritjen e produktivitetit:
- Lundrim i qartë dhe i vetëkuptueshëm
- Funksione dhe kontrolle të thjeshta dhe të lehta në përdorim
- Dizajn i drejtuar audiencave të synuara
- E gjithë përmbajtja është pikërisht aty ku duhet të jetë
- Informacioni është i organizuar mirë dhe i lexueshëm.
Rritni besueshmërinë e brand-it tuaj
Dizajni UX i faqes suaj të internetit pasqyron modelin dhe filozofinë e biznesit tuaj. Ai ndikon gjithashtu edhe në sa tërheqës është brand-i juaj.
Përvoja e këndshme e përdorimit të produktit tuaj do të motivojë klientët të duan ta përdorin dhe ta rekomandojnë atë tani dhe në të ardhmen.
Ndjenjat pozitive të lidhura me përdorimin e produktit tuaj, do të çojnë në rritje të besueshmërisë dhe status-it të brand-it tuaj, në tregun ku veproni.
Bëhuni udhëheqësi në tregun tuaj
Me kaq shumë produkte në treg, UX i mirë mund të jetë një dallues kryesor i brand-it tuaj, i cili ju ndihmon të veçoheni dhe të arrini më lartë se konkurrentët.
Duke siguruar një përvojë pozitive, ju mund të bindni klientët aktualë dhe potencialë se produkti juaj është më i miri. Kjo do ju ndihmojë të pozicionoheni si kompania udhëheqëse e tregut, dhe të bëni konkurrentët të ndjekin pas jush.
Për më tepër, duke i bërë klientët të ndihen mirë ndërsa përdorin produktin tuaj, besnikëria e tyre ndaj brand-it tuaj rritet, dhe si pasojë ata kanë më pak prirje të shohin drejt konkurrentëve.
Çfarë thonë klientët tanë
Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!
Punë e pabesueshme në çdo aspekt. Komunikimi është i shkëlqyer dhe Ketri Web ndjek një qasje të personalizuar ndaj klientëve të tyre. Mund ta kuptosh që ata kujdesen për suksesin e klientit dhe jo vetëm për pagesën.
Kërkoni një konsultë falas
Plotësoni formularin dhe përfitoni nga ekspertiza jonë për të krijuar një dizajn UI/UX të qartë, të bukur dhe praktik.
Bashkëngjitni çdo dokument apo informacion rreth projektit, për të na dhënë një ide sa më të qartë të vizionit tuaj.
Le të krijojmë një përvojë digjitale që përdoruesit e kuptojnë dhe e pëlqejnë.