WordPress developer
Po kërkojmë të punësojmë një zhvillues WordPress të aftë me të paktën 2 vite përvojë në këtë rol. Kandidati ideal ka një kuptim të fortë të personalizimit të WordPress, i kushton vëmendje të madhe detajeve dhe shkëlqen në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit cilësore për bizneset. Kandidati gjithashtu plotëson të gjitha pikat e mëposhtme në lidhje me:
Detyrat
- Instalon dhe personalizon faqet e internetit, temat dhe shtojcat e WordPress.
- Integron zgjidhje e-commerce si WooCommerce.
- Kryen përditësime periodike të WordPress, duke përfshirë të gjitha temat dhe shtojcat e instaluara.
- Siguron që faqet e internetit të funksionojnë siç duhet pas përditësimeve.
- Zgjidh çështje të zakonshme të WordPress, si konfliktet e shtojcave ose gabimet e paraqitjes.
- Siguron që performanca dhe shpejtësia e faqeve të përmbushin pritshmëritë e përdoruesve.
- Kryen detyra bazë të SEO, si shtimi i meta të dhënave, alt teksteve dhe konfigurimi i mjeteve si Yoast.
- Siguron konfigurimin dhe mirëmbajtjen e duhur të WordPress Multisite dhe faqeve shumëgjuhëshe.
- Menaxhon të gjitha përditësimet e përmbajtjes në faqet e internetit.
Kërkesa teknike
- Kupton parimet e dizajnit të përgjegjshëm për të siguruar që faqet e internetit të duken mirë në të gjitha pajisjet.
- Di të përdorë ndërtuesit e faqeve si Elementor, WPBakery ose Divi.
- Kupton cilësimet dhe konfigurimet e WordPress për t’i përshtatur faqet nevojave të klientëve.
- Mund të personalizojë cilësimet e temave pa shkruar kod, duke përdorur opsione dhe widget-e të ndërtuara.
- Kupton bazat e sigurisë së WordPress dhe mund të konfigurojë shtojca sigurie si Wordfence ose Sucuri.
- Mund të konfigurojë dhe optimizojë shtojcat e caching, si WP Rocket ose W3 Total Cache.
- Di të implementojë Google Analytics dhe kode të tjera gjurmimi përmes shtojcave ose integrimit të temave.
- Kupton parimet bazë të SEO, duke përfshirë optimizimin e URL-ve, metadata dhe alt teksteve për imazhet.
- Di të konfigurojë format e kontaktit dhe njoftimet me email duke përdorur shtojca si Contact Form 7 ose WPForms.
Aftësi personale
- Ka sy për detaje për të siguruar dizajne të mira dhe të qëndrueshme.
- Zgjidh problemet me vëmendje ndaj detajeve.
- Mund të menaxhojë në mënyrë efektive projekte të shumta njëkohësisht.
- Mëson dhe përshtatet me mjete dhe teknologji të reja.
- Di të zgjedhë dhe vlerësojë temat dhe shtojcat bazuar në nevojat e biznesit.
- Kupton si të optimizojë imazhet dhe media të tjera për performancë.
- Qëndron i/e përditësuar me zhvillimet më të fundit dhe praktikat më të mira të WordPress.
Aftësi plotësuese
- Ndihmon me funksionalitete të avancuara të WooCommerce.
- Di të konfigurojë Google Analytics, Tag Manager dhe mjete bazë të gjurmimit.
Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte
Apliko tani!