Paketa për mirëmbajtje faqe interneti

Mirëmbajtje faqe interneti me standard profesional. Kujdesemi për mbarëvajtjen, përditësimet, kontrollet dhe mbështetjen teknike, në mënyrë që ju të përqendroheni tek puna juaj.

Bronze Silver Gold Platinum
Një zhvilluese web kryen mirëmbajtje faqe interneti

Mbani faqen tuaj të internetit funksionale dhe të sigurt

Faqja juaj e internetit duhet të funksionojë çdo ditë, pa probleme.

Ne ju sigurojmë mirëmbajtje të vazhdueshme, ndryshime sipas nevojës dhe mbështetje kur ju duhet.

Plotësoni formularin tani dhe përfitoni nga një mirëmbajtje profesionale.

Konsultë falas. Plotësoni të dhënat tuaja dhe një ekspert nga ekipi ynë do t'ju kontaktojë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju.

Kompani për mirëmbajtje faqe interneti

Që të funksionojë pa probleme, një faqe interneti ka nevojë për mirëmbajtje periodike dhe kujdes teknik nga profesionistë që dinë ta mbajnë të sigurt, të përditësuar dhe funksionale.

Prej më shumë se 8 vitesh Ketri Web ofron mirëmbajtje faqe interneti për biznese që duan të shmangin problemet teknike dhe ta mbajnë praninë e tyre online të sigurt, funksionale dhe të përditësuar.

Ekipi ynë sjell mbi 15 vite përvojë në zhvillim dhe mirëmbajtje web, duke garantuar kujdes profesional dhe prani online të qëndrueshme për çdo faqe.

Logo e Google

Google Rating

4.9
31 vlerësime
Profesionalizëm
Përgjegjësi
Kontribut
Arritje

Çfarë fitoni nga bashkëpunimi me ne

Bronze - Mirëmbajtje bazë

Siguron që faqja juaj të mbetet online dhe funksionale, nëpërmjet përditësimeve periodike të kodit.

Për faqe interneti që kanë nevojë të mbulojnë vetëm gjërat thelbësore.

Bronze

  • Përditësim i kodit çdo 6 muaj
  • Kontroll i përditshëm
  • Backup ditor
  • Ndryshime dhe mbështetje teknike
  • Përditësime urgjente sigurie
  • Rikuperim në rast hakimi
L1.000 /muaj

Silver - Mirëmbajtje e zgjeruar

Mbështetje që përfshin përditësime të përmbajtjes dhe trajtimin e kërkesave të zakonshme.

Për faqe interneti që kanë nevojë për ndryshime të herëpashershme.

Silver

  • Përditësim i kodit çdo 4 muaj
  • Kontroll i përditshëm
  • Backup ditor
  • Ndryshime dhe mbështetje teknike: 2 orë
  • Përditësime urgjente sigurie
  • Rikuperim në rast hakimi
L2.000 /muaj

Gold - Mirëmbajtje e plotë

Zgjidhje e plotë për mbarëvajtjen e faqes, përfshi funksionimin, sigurinë dhe përditësimet.

Për faqe interneti aktive, që kanë nevojë për mirëmbajtje gjithëpërfshirëse.

Gold

  • Përditësim i kodit çdo 2 muaj
  • Kontroll i përditshëm
  • Backup ditor
  • Ndryshime dhe mbështetje teknike: 4 orë
  • Përditësime urgjente sigurie
  • Rikuperim në rast hakimi
L4.000 /muaj

Platinum - Mirëmbajtje premium

Shërbim me përparësi, i cili përfshin trajtim aktiv, ndryshime të shpeshta dhe mbulim më të gjerë të kërkesave.

Për faqe interneti që trajtohen si aset i rëndësishëm dhe kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme.

Platinum

  • Përditësim i kodit çdo 1 muaj
  • Kontroll i përditshëm
  • Backup ditor
  • Ndryshime dhe mbështetje teknike: 8 orë
  • Përditësime urgjente sigurie
  • Rikuperim në rast hakimi
L8.000 /muaj

Si punojmë

Çfarë thonë klientët tanë

Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!

Daniel Harkness calculatingvegas.com

Punë e pabesueshme në çdo aspekt. Komunikimi është i shkëlqyer dhe Ketri Web ndjek një qasje të personalizuar ndaj klientëve të tyre. Mund ta kuptosh që ata kujdesen për suksesin e klientit dhe jo vetëm për pagesën.

Jason Firch nonprofitssource.com

Kërkoni një konsultë falas

Plotësoni formularin dhe përfitoni nga ekspertiza jonë për të mirëmbajtur faqen tuaj të internetit me kujdes profesional.

Bashkëngjitni çdo dokument apo informacion rreth projektit, për të na dhënë një ide sa më të qartë të vizionit tuaj.

Le ta mbajmë faqen tuaj të sigurt, të përditësuar dhe funksionale.

Ngarkoni dokumente
Lëshoni dokumentet këtu ose Maksimumi 20MB