Kompani për ndërtim faqe interneti në Tiranë
Jemi kompani ndërtimi faqesh interneti që prej më shumë se 8 vitesh ndihmojmë bizneset të prezantohen profesionalisht online.
Ekipi ynë sjell mbi 15 vite përvojë në zhvillimin e faqeve të internetit, duke garantuar cilësi dhe seriozitet në çdo projekt.
Zgjidhje sipas qëllimit
-
Website për prezantim shërbimesh dhe portfolio
Për biznese që duan të prezantojnë në mënyrë bindëse shërbimet, përvojën dhe punët e realizuara.
-
Website për rezervime dhe takime
Për biznese që punojnë me kalendar dhe orare, dhe duan t'u ofrojnë klientëve një mënyrë të mirë dhe të thjeshtë për të rezervuar.
-
Website për kërkesë-ofertë dhe lead generation
Për biznese që duan të mbështesin përpjekjet e marketingut dhe të marrin më shumë kërkesa nga klientë potencialë.
-
Website për anëtarësi dhe abonime
Për biznese që ofrojnë shërbime të përsëritura, plane anëtarësimi apo paketa abonimi.
-
Website për katalog produktesh
Për biznese që duan të shfaqin online inventarin e tyre të plotë, me të gjitha detajet e produkteve.
-
Website për media, lajme dhe publikime
Për organizata që publikojnë rregullisht lajme, artikuj, njoftime, materiale informuese apo përmbajtje editoriale.
CHINT Albania
Për CHINT Albania zhvilluam një faqe që u mundëson vizitorëve të gjejnë lehtësisht informacion për produktet, shërbimet dhe zgjidhjet e kompanisë.
Më shumë
Broderie Viola
Faqja që ndërtuam për ta prezanton qartë të gjithë gamën e produkteve, ofron personalizim, dhe një proces blerjeje online të thjeshtë dhe të sigurt.
Më shumë
Tërhiqni më shumë klientë me një faqe interneti të bukur dhe funksionale
Faqja juaj e internetit duhet të jetë më shumë se një prani online – ajo duhet të sjellë klientë.
Merrni një faqe interneti që përputhet me qëllimet tuaja dhe sjell rezultate të matshme.
Plotësoni formularin dhe një ekspert nga ekipi ynë do t'ju kontaktojë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju.
⟶
Prani online profesionale dhe e besueshme
Faqja juaj pasqyron imazhin dhe standardin e biznesit tuaj. Një website profesional krijon ndjesi pozitive që në momentin e parë dhe u jep klientëve sigurinë që kërkojnë.
Ne ju ndihmojmë të shpalosni ofertën tuaj në mënyrë bindëse, që klientët të ndihen të sigurt dhe të nxiten të blejnë nga ju.
- Dizajn modern
- Prezantim bindës
- Më shumë shitje, porosi dhe rezervime
- Vlerë afatgjatë për biznesin tuaj
Dukshmëri në Google
Sot shumica e blerjeve fillojnë me një kërkim në Google.
Që faqja juaj të jetë e dukshme në rezultatet e kërkimit, ajo duhet të ndërtohet mbi një bazë teknike të saktë, duke ndjekur parimet e optimizimit për SEO.
- Organizim tematik
- Hierarki informacioni
- URL përshkruese
- Sinjale besueshmërie
Mbështetje për fushatat e marketingut
Fushatat sjellin vizitorë, por faqja vendos rezultatin.
Kur vizitorët klikojnë reklamën tuaj, presin që ajo t'i çojë në një faqe serioze që përputhet me pritshmëritë e krijuara.
Përtej kësaj, faqja duhet të mundësojë matjen e rezultateve, në mënyrë që t'i analizoni dhe t'i përmirësoni bazuar në të dhëna reale, jo hamendësime.
- Landing page në përputhje me reklamat
- Integrim me Facebook & Instagram Ads
- Integrim me Google Ads
- Gjurmim i rezultateve
Procesi ynë i punës
Një faqe interneti e suksesshme nuk ndërtohet vetëm me dizajn të bukur. Ajo kërkon planifikim, strukturë të qartë, zhvillim të kujdesshëm dhe testim gjithpërfshirës.
-
Konsultë dhe kuptim i biznesit
Fillojmë duke kuptuar biznesin tuaj, shërbimet që ofroni, klientët që doni të arrini dhe qëllimin kryesor të faqes. Kjo na ndihmon të përcaktojmë çfarë duhet të përfshijë faqja dhe si duhet të funksionojë.
-
Strukturë dhe përmbajtje
Përcaktojmë faqet kryesore, mënyrën si do të organizohet informacioni dhe çfarë duhet të lexojë vizitori në çdo hap. Qëllimi është që oferta juaj të kuptohet shpejt dhe qartë.
-
Dizajn dhe zhvillim
Krijojmë dizajnin dhe ndërtojmë faqen me teknologjinë më të përshtatshme për projektin tuaj. Kujdesemi që faqja të jetë profesionale, e shpejtë dhe e përshtatur për çdo pajisje.
-
Testim dhe publikim
Para publikimit kontrollojmë funksionimin e faqes, formularët, versionin mobile, shpejtësinë, sigurinë bazë dhe detajet teknike. Pas miratimit tuaj, faqja publikohet online.
-
Mbështetje dhe përmirësime
Pas publikimit, ofrojmë paketa për mirëmbajtjen e faqes së internetit, të cilat përfshijnë kujdesin teknik, përditësimet dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Zgjidhje teknike
-
Faqe custom
Faqe e ndërtuar nga zero sipas nevojave dhe qëllimeve të biznesit tuaj. Ideale për projekte me kërkesa të veçanta.
-
Faqe WordPress
Faqe e ndërtuar me platformën WordPress, që përfshin panel manaxhimi dhe mundësi zgjerimi të funksionalitetit me shtojca.
-
Landing page
Faqe e posaçme për një shërbim ose ofertë, që shërben si pikë reference në fushata marketingu apo lead generation.
-
Faqe no-code
Faqe e ndërtuar me platformë no-code, e cila mund të manaxhohet edhe nga persona që nuk dinë fare programim.
Çfarë përfshihet
- Informacion i mirëorganizuar dhe i lexueshëm
- Përshtatje për çdo pajisje dhe shfletues modern
- Optimizim për shpejtësi dhe performancë
- Integrim me rrjetet sociale
- Panel manaxhimi për përditësimin e përmbajtjes
- Integrim me mjete marketingu dhe statistikash
- Konfigurime sigurie për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike
- Bazë teknike për SEO dhe dukshmëri në Google
- Email me domain-in e faqes suaj
- Formularë për kontakt, kërkesë-ofertë dhe aplikim pune
- Mundësi përkthimi në gjuhë të ndryshme
- Pronësi e plotë e faqes
- Ndërtim sipas standardeve moderne të web-it
- Mundësi zgjerimi në të ardhmen
Çfarë thonë për ne
Jam 100% i kënaqur
Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!
Punë e pabesueshme
Punë e pabesueshme në çdo aspekt. Komunikimi është i shkëlqyer dhe Ketri Web ndjek një qasje të personalizuar ndaj klientëve të tyre. Mund ta kuptosh që ata kujdesen për suksesin e klientit dhe jo vetëm për pagesën.
Pyetje të shpeshta
Kërkoni një konsultë falas
Plotësoni formularin dhe përfitoni nga ekspertiza jonë për të krijuar një faqe interneti që i përshtatet më së miri biznesit tuaj.
Bashkëngjitni çdo dokument apo informacion rreth projektit, për të na dhënë një ide sa më të qartë të vizionit tuaj.
Le të ndërtojmë një prani profesionale online për biznesin tuaj.