CHINT Albania

CHINT është një furnizues global i pajisjeve elektrike, sistemeve të shpërndarjes së energjisë, zgjidhjeve për energjinë e rinovueshme, instrumenteve matëse dhe përbërësve të automatizimit industrial.

Për CHINT Albania zhvilluam një faqe që u mundëson vizitorëve të gjejnë lehtësisht informacion për produktet, shërbimet dhe zgjidhjet e CHINT.

Zgjidhja jonë përfshin inventarin e plotë të produkteve me specifika teknike, katalog të strukturuar dhe panel administrimi për manaxhimin e lehtë të përmbajtjes.

Laptop që shfaq kryefaqen e CHINT Albania

Veçori

Inventar produktesh

Inventari i shfletueshëm shfaq produktet e CHINT në mënyrë të qartë dhe të strukturuar.

Përqendrimi ynë në navigim dhe dukshmëri i ndihmon vizitorët të zbulojnë më shumë produkte dhe të qëndrojnë më gjatë në faqe.

Imazhe produktesh nga inventari i faqes

Kategorizim me hierarki

Struktura hierarkike kategorish për katalogun e produkteve përmirëson lundrimin, thjeshton manaxhimin dhe mbështet zgjerimin e ardhshëm.

Gjithçka është plotësisht e manaxhueshme përmes panelit të administrimit, duke e bërë përditësimin dhe mirëmbajtjen të shpejtë dhe të thjeshtë.

Hierarkia e kategorive të produkteve

Responsive design

Struktura dhe pamja e faqes përshtaten automatikisht me çdo pajisje (telefon, tablet, desktop), çka mundëson lexueshmëri të lartë dhe lundrim të lehtë në çdo madhësi ekrani.

Foto e faqes në pajisje të madhësive të ndryshme

Kërkim i avancuar

Kërkimi shfaq rezultatet në kohë reale gjatë shkrimit, duke u mundësuar vizitorëve të gjejnë produktet shpejt, pa hapa shtesë apo rifreskim të faqes.

Shembull i një kërkimi për produkte

Formë kontakti

Forma e kontaktit e thjeshtë dhe pa pengesa u mundëson vizitorëve të shprehin interesin e tyre, ndërsa ekipi i CHINT i kontakton më pas personalisht për vijimin e komunikimit.

Forma e kontaktit të CHINT Albania
Kryefaqja siç duket në telefon Pjesë e faqes, siç duket në telefon Pjesë e faqes, siç duket në telefon Pjesë e faqes, siç duket në telefon Pjesë e faqes, siç duket në telefon