Viola Broderie & Boutique

Viola Broderie & Boutique është një dyqan online i cili shet produkte tekstile artizanale dhe qendisje të personalizuar.

Faqja ecommerce që ndërtuam për ta prezanton qartë të gjithë gamën e produkteve, ofron personalizim, dhe një proces blerjeje online të thjeshtë dhe të sigurt nëpërmjet kartave të kreditit/debitit.

Dizajni prezanton elegancën dhe artizanatin e markës përmes toneve neutrale dhe imazheve të punuara me kujdes.

Laptop që shfaq kryefaqen e Broderie Viola

Veçori

Responsive design

Faqja funksionon njësoj mirë në çdo pajisje (telefon, tablet, desktop), çka siguron që përvoja e blerjes të mbetet e qartë dhe e qëndrueshme edhe në telefon, nga ku klientët shpesh bëjnë kërkime dhe vendosin të blejnë.

Foto e faqes në pajisje të madhësive të ndryshme

Katalog produktesh

Produktet janë të strukturuara në mënyrë të qartë dhe logjike, duke e bërë të lehtë eksplorimin e koleksioneve dhe orientimin e klientëve drejt produkteve që u interesojnë.

Produkte nga katalogu

Pagesa online

Integrimi i pagesave online e bën procesin e blerjes më praktik, duke u mundësuar klientëve të përfundojnë blerjen menjëherë.

Kjo ndikon në uljen e braktisjeve të porosive dhe rrit besueshmërinë e faqes.

Shembull i një kërkimi për produkte
Kryefaqja siç duket në telefon Pjesë e faqes, siç duket në telefon Pjesë e faqes, siç duket në telefon Pjesë e faqes, siç duket në telefon